Aktualitet

Mjekët e kthyer nga Italia sqarojnë incidentin: Po festonim me këngë, jo me birra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 01/05/20 |
mapo.al

Ka mbërritur të enjten në mbrëmje në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierë që shërbyen në spitalin e Breshias në përballimin e situatës me koronavirusi.


Ata u pritën ministrja e Shëndetësisë, e cila i konsideroi heronj. Ndërkohë mjekët teksa shprehën emocionet e tyre për mbylljen me sukses dhe asnjë pasojë individuale të këtij misioni, pranuan se kishin festuar në hotel para se të niseshin për përgjigjet negative që dolën nga tamponi.


“Ne morëm përgjigjet e tamponit dhe po bënim një feste me këngë tona shqipe. Nuk është i vërtetë lajmi që ishim duke pirë. Thjesht u shtua doza e të kënduarit më tepër sesa duhet. Kjo përbënte shkelje sa i përket rregulloreve të hotelit“.


“Nuk është diçka kaq e ekzagjeruar saç është transmetuar në media. Ishte diçka normale brenda rregullave”.


Ata flasin edhe për eksperiencën e tyre.

“Ishin të stërmbushura spitali i Breshias në dy javët e para që ne shkuar. Pas dy javësh situata filloi të normalizohet dhe ditën që ne u shkëputëm situata ishte drejt qetësimit. Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për vetëmbrojtje”.

“E bukur dhe e vlefshme për ne. Me devotshmëri për punën dhe jetën ia dolëm. Ishim tepër të rrezikuar dhe frika ishte pjesë e jetës tonë atje”. 

LEXO EDHE:

Denoncimi/ Mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali festuan me pije e muzikë, gjobiten nga policia


Etiketa: , , , ,

Pas