Aktualitet

Mjekët i dhanë pak shpresa, humb jetën i riu shqiptar në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:11 - 21/06/21 |
mapo.al

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Itali. Ai ishte në koma që prej 11 qershorit, kur u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.






Stiliano Filipi po udhëtonte me motor në Dervio, kur u përplas me një furgon.


Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.







Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.



Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë 29-vjeçari ndërroi jetë.



1


Etiketa: ,

Pas