Një 37-vjeçar vendosi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, për heqjen e një mase tumoriale në kokë, duke luajtur buzuk në dorë. Ndërhyrja kirurgjikale u bë në spitalin e Selanikut.
Dimitri Kyrtsos u nxit nga një histori e ngjashme të cilin e pa në rrjetet sociale dhe përdori instrumentin muzikor gjatë ndërhyrjes.
Ndërhyrje të kësaj natyre në kokë konsiderohen ndër më të vështirat nga ana e mjekëve, por të domosdoshme për të shpëtuar jetë.
“Një operacion i tillë është diçka që ndodh për të paktën 14 vite rresht”, thotë neurokirurgu Nikolaos Foroglou, për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi.
“Është një teknikë që siguron zbulimin maksimal të tumoreve të trurit, duke ruajtur funksionet e tij të nevojshme”, shtoi ai.