Kryesore

Mjekët nuk priten nga Rama, kirurgu Ruka: Na mashtruan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 24/09/20 |
mapo.al

Ditën e sotme u tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të zhvillonin një takim me disa mjekë të QSUT.


Një nga bluzat e bardha, përfaqësues i sindikatës, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT u shpreh se bluzat e bardha kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama, dhe se ky i fundit nuk ka pritur askënd.


Megjithatë ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu zhvilloi një takim në ambientet e kryeministrisë me një përfaqësi të sindikatës së mjekëve që u mbyll pas 90 minutash.



Ai tha se bluzat e bardha janë pritur në takim nga këshilltarë të kryeministrit, gjë e cila sipas tyre është një mashtrim.


<
>
protesta e mjekeve Mjeket ne proteste Mjeket ne proteste1 Mjeket ne proteste2 mjeket ne proteste3 Mjeket ne proteste4 mjeket ne proteste5 mjeket ne proteste6 mjeket ne proteste7 Mjeket ne proteste8 mjeket ne proteste9 mjeket ne proteste10 mjeket ne proteste11

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Etiketa: , , , ,

Pas