Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një takim me mjekë dhe specialistë, në kuadër të mirëmenaxhimit të situatës pandemike.
Ai u njoh më nga afër me problematikat dhe vështirësitë që po hasin bluzat e bardha, sikundër me kërkesën për t’u krijuar reparte të posaçme për oksigjeno-terapi.
Mjeku Lutfi Lisha u shpreh se në reparte të tilla nuk ka nevojë për ndjekje intensive nga bluzat e bardha, por vetëm mjekë me njohuri të përgjithshme.
Sipas tij, kështu qytetarëve u lehtësohet beteja me Covid-19.
“Situata është shumë serioze. Diagnostikimi i rasteve është në vlera të ulët, tamponët janë e vetmja metodë. Teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses shtete të tjera nuk është e saktë. Nëse ka rezultuar efektive, pse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve?
Ndalohet përdorimi i oksigjenit në shtëpi, parimisht dakord. Por për shkak të situatës njerëzit e kanë të nevojshme të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla janë të papranueshme. Të krijohen reparte ku nuk janë nevojë për ndjekje intensive nga staf mjekësor, për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi, me një mjek me njohuri të përgjithshme do ishte e duhura”, – tha Lisha.
Etiketa: Lulzim Basha, Pandemia COVID-19, Video