Aktualitet

Mjekët nesër në protestë para QSUT-së, policia iu refuzon lejen







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 23/09/20 |
mapo.al

Mjekët kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme në oborrin e QSUT në orën 10:00.


Sindikata e mjekëve përmes një letre zyrtare ka katër kërkesa, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor, rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar dhe sigurim të të gjitha kushteve.


“Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19”, thuhet në njoftimin zyrtar të sindikatës së mjekëve.



Mësohet se Rama ka kërkuar takim me mjekët.


Mjekët gjithashtu kanë deklaruar se kanë kërkuar leje në polici për zhvillimin e protestës, gjë që iu është refuzuar për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit.



Etiketa: , ,

Pas