Aktualitet

Mjekët nuk janë dakord me rritjen e pagës 40%








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 30/09/20 |
mapo.al

Ka përfunduar këtë pasdite takimi i mjekëve me ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë, ku mjeku i Spitalit Infektiv, Gent Stroni, tha se nga dita e hënë do të ngrihen grupet e punës për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre.


Pjesë e diskutimit me ekspertët ka qenë edhe paga e mjekëve, ku qeveria ka premtuar rritje me 40% të pagave të tyre.


Stroni tha se mjekët shqiptarë kanë pagesën më të ulët në të gjithë rajonin, ndërsa shtoi se mjekët do të paraqesin nga dita e hënë argumentet e tyre lidhur me rritjen e pagës, nëse do të pranohet 40% apo duhet të jetë më shumë.



“Kemi lënë juristin tonë dhe të ministrisë, që të arrijnë në detaje për draftin përfundimtar. U vendosën disa piketa dhe u la që dita e hënë të jenë nominale emrat e grupeve nga ana jonë për të vazhduar më tej procedurën.


Sa i përket pagës ne nuk jemi te 40%, kemi argumentime të tjera, të cilat do duhet të ulemi në një grup pune. Ne jemi vendi me pagesën më të ulët në gjithë rajonin.


Ky është një argument, që do duhet parë. Do duhet parë pse 40% dhe jo 41%? Kemi argumentet tona, që do t’i sjellim në grupet e punës. Çdo gjë do duhet të jetë në bazë të argumenteve”, tha Stroni.

Pyetje: Në kërkesat tuaja është marrë si pikë reference Kosova?

Mjeku Stroni: Një prej pikave është pa dyshim dhe Kosova. Ne kemi specifikën tonë, pasi mjekët atje mund të mos kenë këtë lloj jetese. Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e ministrisë për të arritur në një përfundim, ditën e hënë. Në draft ne kemi vendosur disa piketa standarde.

Ne pretendojmë të marrim sa më shumë pagë, por duam ta argumentojmë atë rritje, që mund të mos jetë 40%, por 41%. Le ta shikojmë.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas