Aktualitet

Mjekët: Përtej duartrokitjeve, qëndroni në shtëpi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 29/03/20 |
mapo.al

Në shtetrrethim, izolim apo karantinë, e gjithë bota po bashkohet sot më shumë se asnjëherë, duke hapur dyert e dritaret. Po duartrokasin heronjtë e së tashmes, mjekët, ata qindra dhe mijëra njerëz të veshur me të bardha e që kudo në botë venë trupin dhe jetën e tyre në rrezik, për të gjithë ne.


E bëjnë këtë punë jashtë orarit, për shkak të thirrjes së emergjencës, për pasion, ç’rëndësi ka… Ata luftojnë në emër të jetës të gjithë bashkë, ashtu sikurse edhe reagimi qytetar po bëhet global. Nga Spanja, në Francë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë.


Këto janë disa nga portretet e heronjve të mjekësisë, ushtarëve të vijës së parë të frontit. Edhe ata janë të mbushur me emocione si ne.


Fytyrat e tyre janë të lodhura, të dëmtuara, me shenja nga maskat mbrojtëse me të cilat u shërbejnë të sëmurëve. Këto janë shenjat e një lufte që po shkon gjatë. Ruben Herrera është një infermier i emergjencës që tregon se një gjë të tillë nuk e ka parë kurrë më parë në 14 vite punë.


“Tani, vërtet ndjej se si gjoksi është gati të më shpërthejë. Kam shpenzuar thuajse gjithë mbrëmjen duke sistemuar njerëzit në karrige me rrota. Sepse nuk ka shtretër të lirë në spital, asnjë i lirë, as për t’u vendosur në korridore”, thotë ai.

“Të gjithë doktorët dhe infermierët janë në gatishmëri për të përballuar një situatë të tillë, që i ngjan një filmi. Nëse nuk do ta shihja vetë çfarë ndodh, nuk do ta besoja”, tregon një mjek italian për CNN. “Më e vështira nga të gjitha është të shohësh njerëz që vuajnë nga sëmundja dhe nuk kanë asnjë familjar afër në këto momente”.

Por ata kanë vetëm një mesazh, për ne, për të gjunjëzuar virusin. Çfarë duhet të bëjmë përtej duartrokitjeve?Të rrimë në shtëpi”./a2news/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas