Sociale

Mjekët “tradhtojnë” pacientët; Trafikojnë të dhënat nga spitalet publike tek ato private





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:56 - 12/10/18 |
mapo.al

Mjekët shqiptarë nuk ruajnë privatësinë e pacientëve. Duke trafikuar pacientë nga klinikat publike drejt atyre private ata shpërndajnë të dhëna personale që lidhen me diagnozën si dhe numrin e telefonit.


Ne këtë mënyrë ju ofrojnë të shkoni në atë klinikë ku mund të përfitoni edhe ndonjë ekzaminim falas. E kjo, është shkelje e hapur e privatësisë apo mos ruajtjes së të dhënave personale, e cila është një e drejtë themelore e pacientit.


Komisioneri i Ruajtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, raporton për shumë raste nga institucionet publike dhe ato private.


“Kemi zhvilluar në dy vitet e fundit 300 hetime administrative, 40 prej të cilave janë të përqendruara në sektorin e shëndetësisë. Ka pasur shkelje të karakterit: Dosje shëndetësore të pacientit, të dhënat që gjendet në institucionin publik gjendjen papritur në një spital privat”, shprehet ai.


Por qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacion për ruajtjen e të dhënave të tyre personale pasi rastet janë të pakta.

“Na vijnë nga të gjitha llojet e ankesave, që nga mos ruajtja e të dhënave personale deri tek filmimet dhe keqpërdorimi i tyre”, thotë Besnik Dervishi.

Me institucionet shëndetësore private dhe jo vetëm në kompjuterin ku ruajnë dosjet e pacienteve kanë akses disa persona dhe kjo konsiderohet shkelje ku shumë klinika shëndetësore private dhe publike janë ndëshkuar me gjobë.

Pikërisht për këtë zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me OSBE organizuan një takim mbi rregullat e mbrojtjes së të dhënave në sistemin shëndetësor. / tch


Etiketa: , ,

Pas