Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mjekime popullore që shërojnë rrugët e frymëmarrjes

by mapo.al
16/02/2019
in Shëndeti
0

Bronshiti dhe katarret e rrugëve të frymëmarrjes është një sëmundje që shkaktohet si rezultat i veprimit të ftohtit mbi mbulesat mukoze të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Paraqitet me rrufë, djegie të hundës dhe fytit, dhimbje gryke, kollë të thatë, ngjirje të zërit, ngritje e lehtë e temperaturës, dhimbje të muskujve të gjoksit dhe shpinës, ulje oreksi.

Bronkiti është mahisja e mprehtë ose kronike e mukozës së bronkeve dhe prek të gjitha moshat, por veçanërisht moshat e vogla, pleqtë dhe ata që abuzojnë me duhanin dhe alkoolin.

Bronshiti i mprehtë shfaqet më shumë në stinët e ftohta. Të ftohtit luan rol ndihmues në shfaqjen e sëmundjeve, por edhe një ndër faktorët e rëndësishëm është edhe astma bronkale, mungesa e vitaminës A, mbilodhja, pamjaftueshmëria e punës së zemrës etj.

Sëmundja fillon përnjëherësh me ngritje të temperaturës, me keqësim të gjendjes së përgjithshme, ulje të oreksit, dhimbje të kokës.

Kolla fillon që në shenjat fillestare të sëmundjes. Ditët e para është e thatë, më vonë bëhet me gëlbazë, si dhe ka dhimbje të lehta prapa dërrasës së kraharorit.

Për këto të sëmurë ka regjim shtrati, ku dhoma të ajroset shpesh. Ajri nuk duhet të jetë i thatë. Ndalohet pirja e duhanit brenda në dhomë. Ushqimi të jetë i lehtë dhe i gjithanshëm si: qumësht, vezë, zarzavate, fruta dhe perime. Diagnoza e saktë vendoset vetëm nga mjeku specialist.

Merrni 5-6 gjethe të thara e të grimcuara të dafinës, lëkurën e 1-2 kokrrave limoni ose portokalli dhe hidhni në 1 litër ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 10 min, pastaj kullohet. Pihet 1 gotë 2-3 herë në ditë.

Merrni 2-4 gr gjethe të thara arre. Lihen për 12 orë në 150 gr verë të bardhë dhe e kullojmë. Pihet esëll në mëngjes. Pastaj merrni 1 kg thelpinj bajamesh të thata, thërrmohen dhe përzihen me 1 kg mjaltë. Në çdo vakt hahet nga 1 lugë gjelle.

Merrni 10 gr rigon, 100 gr lëkurë vidhi, 100 gr lende lisi. Këto i ziejmë me 1 kg ujë derisa të shterojnë e të mbetet 500 gr nga ky lëng. I sëmuri pi 3 gota të vogla rakie në ditë.

Sherebela ka dhënë rezultate të mira në ftohje e pleurite te njerëzit që kanë djersë të vazhdueshme. Merrni 1 lugë gjelle me sherebelë të tharë e të grimcuar, hidhet në 1 gotë ujë në momentin e valimit dhe lihet 5-7 min.

Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë uji me çaj të ngrohtë para buke, e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës.

Tags: bronshitimjekime popullorerrugët e frymëmarrjessherebela

JU SUGJEROJME

Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët
Shëndeti

Ja disa nga arsyet pse flokët thinjen më herët

18/05/2022
Studimi: 15 luleshtrydhe në ditë mund të shmangin kancerin e gjirit
Shëndeti

Studimi: 15 luleshtrydhe në ditë mund të shmangin kancerin e gjirit

12/05/2022
Covid-19/ 7 humbje jete dhe 547 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
Aktualitet

Covid-19/ Më tepër pacientë të shëruar sesa të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

06/05/2022
Studimi/ Qëndrimi për një kohë të gjatë në rrjetet sociale shton ankthin dhe depresionin
Shëndeti

Studimi/ Qëndrimi për një kohë të gjatë në rrjetet sociale shton ankthin dhe depresionin

06/05/2022
Next Post
VIDEO LAJM: Banorët e ‘Astirit’ marshojnë drejt protestës, Mapo sjell pamjet

VIDEO LAJM: Banorët e 'Astirit' marshojnë drejt protestës, Mapo sjell pamjet

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Deputetët e PD-së në krah të Alibeajt për Presidentin e ri
  • Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
  • Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji
  • Ishte nisur drejt Shqipërisë/ Fundoset rimorkiatori, 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur
  • Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In