Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mjekja: Problemet me nuhatjen, sinjal për disa sëmundje, si trajtohet

by mapo.al
08/01/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Në një intervistë për “Mapo” Rexhina Rama, mjeke otorinolaringologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2: Në qoftë se shkak është një grip, zakonisht nuk kërkohet trajtim, problemi do të përmirësohet vetë. Por në qoftë se kalojnë disa ditë dhe kongjestioni përkeqësohet atëherë duhet konsultë me mjekun ORL.

Si të gjitha shqisat edhe nuhatja është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Nuhatja na sinjalizon për rrezikun më parë se shqisat e tjera. Aromat e pakëndshme dhe të këqija çojnë sinjale në tru për të na lajmëruar ne për rrezikun e mundshëm.



Jo vetëm nga ana funksionale por edhe emocionale nuhatja është e rëndësishme sepse krijon emocionet dhe memorien. Por qoftë gjatë një gripi, alergjie dhe veçanërisht me kalimin e moshës nisin të shfaqen probleme me nuhatjen.

Në disa raste këto probleme mund të jenë të përkohshme dhe me kalimin e gjendjes shëndetësore, nuhatja përmirësohet. Por ka disa raste që rënia e nuhatjes është sinjal i fortë i disa sëmundjeve, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohen.

Në një intervistë për “Mapo” Rexhina Rama, mjeke otorinolaringologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2 shpjegon pikërisht funksionet e kësaj shqise dhe pse humbja e nuhatjes është një simptomë e rrallë e një gjendjeje serioze, por humbja qoftë edhe e pjesshme e nuhatjes mund të shkaktojë humbje interesi në ushqyerje, e cila çon në humbje peshe, kequshqyerje dhe deri në depresion.

Për këtë arsye, mjekja ORL, apelon që të mos neglizhohet dhe në rast se vënë re rënie të nuhatjes të kryejnë menjëherë vizitë mjekësore me mjekun për të përcaktuar problemin dhe trajtimin e duhur.

Si funksionon shqisa e nuhatjes dhe pse është kaq e rëndësishme për njeriun?

Nuhatja është shpesh përgjigjja jonë e parë ndaj stimujve. Ajo na vë në dijeni për zjarrin para se të shohim flakët apo për ushqimin e prishur para se ta shijojmë atë.

Si funksionon? Nuhatja, sikurse edhe shija, është një shqisë kimike e detektuar nga qelizat sensorë të quajtura kemoreceptorë. Kur një aromë stimulon kemoreceptorët që detektojnë nuhatjen në hunde, ato e kthejnë në impuls elektrik drejt trurit. Truri më pas interpreton aktivitetin elektrik në aroma specifike dhe shqisa e nuhatjes bëhet perceptim-diçka që ne e njohim si aromë.

Një aromë na sjell një sërë kujtimesh, ndikon në humorin e njerëzve, madje ndikon edhe në performancën e tyre në punë.

Nuhatja është një shqisë shumë e rëndësishme sepse ajo na sinjalizon për rrezikun më parë se shqisat e tjera. Aromat e pakëndshme dhe të këqija çojnë sinjale në tru për të na lajmëruar ne për rrezikun e mundshëm.

Ajo gjithashtu është e rëndësishme pasi është ngushtësisht e lidhur me pjesë të tjera të trurit që procesojnë (krijojnë) emocionet dhe memorien.

Pa shqisën e nuhatjes, ushqimi shijon ndryshe, nuk mund të ndihet aroma e një luleje.

Në nuhatje ndikon paqëndrueshmëria e substancave, d.m.th. lehtësia e tyre për t’u kthyer në gaz. Temperatura dhe lagështia ndikojnë në aromat që nuhasim pasi ato rrisin paqëndrueshmërinë molekulare të substancave. Kjo shpjegon pse plehrat kanë aromë më të rëndë në temperatura të nxehta apo makinat kanë aromë myku pas shiut.

Gjithashtu, edhe tretshmëria e substancave ndikon tek aromat. Kimikatet që treten në ujë ose vajra kanë zakonisht aroma më intense.

Si mund të kuptojmë nëse kemi probleme me nuhatjen, cilat janë shenjat?

Aromat rezultojnë kur molekula të veçanta, që qarkullojnë në ajër, inhalohen dhe ngjiten me receptorët e membranës mukozale të hundës, duke stimuluar nervat që e lidhin direkt me trurin. Kur ndodh ndonjë problem në sistemin olfactor (e nuhatjes) – kongjestion ose obstruksion i hundës, inflamacion i mukozës, dëmtim nervi apo funksion i trurit i alteruar- kjo ndikon në aftësinë për të nuhatur normalisht.

Humbja e nuhatjes mund të jetë e pjesshme (hyposmia) ose e plotë (anosmia), dhe mund të jetë e përkohshme apo e përhershme, në varësi të shkakut. Edhe pse humbja e nuhatjes është një simptomë e rrallë e një gjendjeje serioze, humbja qoftë edhe e pjesshme e nuhatjes mund të shkaktojë humbje interesi në ushqyerje, e cila çon në humbje peshe, kequshqyerje dhe deri në depresion.

Shenja e dukshme e anosmisë është humbja e nuhatjes. Disa njerëz me anosmi vënë re një ndryshim në mënyrën si gjerat kanë aromë. P.sh. gjërat me një aromë të caktuar fillojnë të humbasin aromën.

Shkaqet e Anosmisë (humbjes së nuhatjes):

–           Gripi, alergjia, sinusitet janë shkaqet më të shpeshta;

–           Polipet nazale;

–           Traumat e kokës dhe të hundës;

–           Ekspozimi me lëndë kimike toksike të tilla si pesticidet dhe solventët;

–           Disa medikamente si: antibiotikët, antidepresantët, anti-inflamatorët, medikamentet kardiake etj.;

–           Abuzimi me kokainë;

–           Mosha e thyer. Sikurse pamja dhe dëgjimi, edhe nuhatje bie me kalimin e moshës;

–           Disa sëmundje si Alzheimer, Parkinson, Skleroza Multiple, kequshqyerja, çrregullime hormonale;

–           Rrezatimi për tumoret e kokës dhe të qafës.

Nuk mund të lë pa përmendur edhe Anosminë kongjenitale, e cila është një gjendje ku njerëzit lindin me paaftësinë për të nuhatur. Kjo mund të jetë një defekt i izoluar ose mund të shoqërohet me çrregullime të tjera specifike (si Sindroma Kallman apo Pandjeshmëria kongjenitale ndaj dhimbjes).

Diagnoza e anosmisë kongjenitale të izoluar bëhet me përjashtim. Fatkeqësisht nuk ka trajtim. Studimet tregojnë se incidenca është 1:10.000 njerëz.

Cilat janë metodat, testet dhe analizat që hetojnë problemet?

Kur pacienti kupton se ka humbje të nuhatjes të pjesshme apo të plotë duhet të drejtohet te mjeku specialist ORL. Ky i fundit kryen një ekzaminim që quhet rinoskopi apo endoskopi e hundës me anë të së cilës shihet hunda për probleme të përmendura më lart si obstruksioni apo inflamacioni i mukozës së hundës. N.q.s.  nuk është e qartë diagnoza kërkohet CT scan i hundës dhe sinuseve për identifikim më të plotë të patologjive të hundës dhe të kokës. Kur dëmtimi ndodh në receptorët olfaktorë apo më tej në nervin e nuhatjes ose në tru referohet për mjekun neurolog.

Çfarë duhet të bëjmë në rast se vëmë re rënie të nuhatjes?

Vizita me mjekun ORL.

Si mund të trajtohet?

Trajtimi bëhet gjithmonë sipas shkakut.

Në qoftë se shkak është një grip, zakonisht nuk kërkohet trajtim, problemi do të përmirësohet vetë. Mund të konsiderojmë përdorimin afatshkurtër të dekongjestionanteve nazale për të hapur rrugët e kalimit të ajrit që pacienti të marrë frymë më lirshëm. Por në qoftë se kalojnë disa ditë dhe kongjestioni përkeqësohet atëherë duhet konsultë me mjekun ORL. Mund të jetë një infeksion që mund të kërkojë përdorimin e antibiotikëve.

Në rastet e polipeve nazale apo devijimeve të septumit nazal rekomandohet kirurgjia për të hequr obstruksionin dhe kështu rifitohet shqisa e nuhatjes.

Ka disa raste kur  trajtimi me medikamente prek shqisën e nuhatjes. Në këtë rast konsultohet me mjekun për opsione të tjera trajtimi.

Ndonjëherë nuhatja rikthehet spontanisht.

Këshilla

Fatkeqësisht, nuhatja nuk është gjithmonë e trajtueshme, veçanërisht kur shkaku është mosha. Por ka disa hapa që mund të ndërmerrnin pacientët me pamundësi nuhatjeje për ta bërë jetesën më të këndshme dhe më të sigurt. P.sh., vendosen detektorë zjarri dhe alarme tymi në shtëpi dhe në zyrë dhe duhet me shumë kujdes në ushqimet e mbetura.  Në qoftë se ka ndonjë dyshim, është më mirë që ushqimi të mos konsumohet. Në qoftë se pini duhan, duhet ta lini menjëherë. Tymi i duhanit mund të dëmtojë shqisat, duke përfshirë edhe nuhatjen.

Tags: IntervistamjekjanuhatjaproblemetRexhina Ramasëmundjetsinjalet

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
“E donte të vdekur vetë Enver Hoxha”: Si e torturuan Dom Lazër Shantonë

"E donte të vdekur vetë Enver Hoxha": Si e torturuan Dom Lazër Shantonë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In