Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mjekja: Sëmundjet autoimune prekin më së shumti femrat, si hetohen

by mapo.al
27/11/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të konsiderohen faktorë të rrezikut për shfaqjen e këtyre sëmundjeve

Gjatë viteve të fundit numri i personave me sëmundje autoimune po rritet me shpejtësi. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton mosfunksionimin korrekt të sistemit imunitar në një organizëm. Por, trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të konsiderohen faktorë të rrezikut. Edhe pse njihen të paktën 80 lloje të ndryshme, sëmundjet autoimune kanë përgjithësisht shenja të njëjta, siç janë: lodhja, marramendja, ënjtjet dhe ethet. Këto sëmundje mund të prekin këdo, por predispozitë më të lartë kanë femrat e moshës nga 15-44 vjeç. Në një intervistë për “Mapo”, Yllka Themeli, doktoreshë endokrinologe dhe pedagoge në Universitetin Mjekësor të Tiranës shpjegoi se sëmundje autoimune ndodh kur sistemi imunitar lufton gabimisht kundër një ose disa pjesëve të trupit tuaj, si kyçet ose lëkura, duke i trajtuar ato si të huaja. “Kjo realizohet nëpërmjet çlirimit të disa proteinave specifike, të quajtura autoantitrupa, të cilat sulmojnë qelizat e shëndetshme”, shpjegon doktoresha teksa thotë se “disa sëmundje autoimune synojnë vetëm një organ, siç është diabeti i tipit 1 që dëmton vetëm pankreasin, ndërkohë që sëmundje të tjera autoimune, si lupusi eritematoz, shkaktojnë dëmtime në të gjithë trupin”. Doktoresha endorinologe ndalet më gjatë duke shpjeguar shenjat sinjalizuese të kësaj sëmundjeje, cilat janë trajtimet më të fundit si dhe cili është regjimi ushqimor i duhur për ta kthyer në aleat të shëndetit tonë.



Çfarë janë sëmundjet autoimune dhe pse quhen kështu?

Sëmundja autoimune është një gjendje në të cilën sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon trupin tuaj. Natyralisht, sistemi imunitar është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit kundër mikrobeve (baktereve dhe viruseve). Sa herë që ai i identifikon këta agjentë të huaj në organizëm, dërgon një ushtri qelizash luftarake për t’i sulmuar dhe asgjësuar ato. Normalisht, sistemi imunitar është i aftë të bëjë dallimin midis qelizave të huaja dhe qelizave të vetë trupit. Në një sëmundje autoimune, sistemi imunitar lufton gabimisht kundër një ose disa pjesëve të trupit tuaj, si kyçet ose lëkura, duke i trajtuar ato si të huaja. Kjo realizohet nëpërmjet çlirimit të disa proteinave specifike, të quajtura autoantitrupa, të cilat sulmojnë qelizat e shëndetshme. Disa sëmundje autoimune synojnë vetëm një organ. Kështu, p.sh. diabeti i tipit 1 dëmton vetëm pankreasin, ndërkohë që sëmundje të tjera autoimune, si lupusi eritematoz, shkaktojnë dëmtime në të gjithë trupin.

Cilat janë shkaqet dhe faktorët që çojnë në lindjen e sëmundjeve autoimune?

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkakton mosfunksionimin korrekt të sistemit imunitar në një organizëm. Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të konsiderohen faktorë të rrezikut. Kështu, disa njerëz kanë më shumë gjasa të shfaqin një sëmundje autoimune krahasuar me të tjerët. Përgjithësisht janë më të shpeshta te femrat, kryesisht gjatë moshës 15-44 vjeç. Disa sëmundje autoimune janë më të zakonshme në grupe të caktuara etnike. Për shembull, lupusi prek më shumë afrikano-amerikanët dhe hispanikët, sesa kaukazianët. Disa sëmundje autoimune, si skleroza e shumëfishtë dhe lupusi, janë të trashëgueshme. Jo çdo anëtar i familjes do të shfaqë domosdoshmërisht të njëjtën sëmundje autoimune, por ai trashëgon një prirje gjenetike për të shfaqur një gjendje autoimune gjatë jetës. Meqë numri i personave me sëmundje autoimune po rritet me shpejtësi gjatë viteve të fundit, dyshohet se faktorë mjedisorë si infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve ose tymrave helmues mund të luajnë një rol kyç. “Dieta perëndimore” është një tjetër faktor i dyshuar i rrezikut për zhvillimin e një sëmundjeje autoimune. Regjimi ushqimor i pasur me yndyra, sheqerna dhe produkte të përpunuara mendohet të jetë i lidhur me inflamacionin, i cili mund të shkaktojë një përgjigje jonormale imune.

Faktorët e rrezikut për sëmundjet autoimune:

Trashëgimia (për disa sëmundje autoimune, si Lupusi dhe Skleroza multiple);

Mbipesha ose obeziteti (për artritin reumatoid ose artritin psoriatik);

Duhanpirja (predispozon për një sërë sëmundjesh autoimune, kryesisht për Lupusin, Artritin reumatoid, Sëmundjen Graves dhe Sklerozën multiple).

Disa medikamente: këtu mund të përmendim medikamentet që përdoren për presionin e lartë të gjakut ose antibiotikët, që mund të shpërthejnë Lupusin. Gjithashtu, disa medikamente që përdoren për uljen e kolesterolit të lartë në gjak, të quajtura statina, mund të shpërthejnë miopatinë, që është një sëmundje e rrallë autoimune, e cila shkakton dobësi muskulore.

Cilat janë shenjat e sëmundjeve autoimune?

Simptomat e hershme të shumë sëmundjeve autoimune janë tepër të ngjashme, si: lodhje e vazhdueshme trupore dhe mendore; dhimbje muskulore; ënjtje; skuqje dhe dhimbje e kyçeve; temperaturë e ulët, ndjesi e etheve të vazhdueshme; mungesë e përqendrimit; mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duart dhe këmbët; rënie e vazhdueshme e flokëve; probleme me lëkurën; dhimbje barku ose probleme me tretjen; gjëndra limfatike të zmadhuara në zona të ndryshme të trupit.

Sëmundje autoimune të veçanta mund të kenë edhe simptomat e tyre specifike. Për shembull, Diabeti i tipit 1 shkakton etje ekstreme, rënie në peshë dhe lodhje. Sëmundjet inflamatore të zorrës shkaktojnë dhimbje barku, fryrje barku dhe diarre. Në sëmundje autoimune si psoriaza ose artriti reumatoid, simptomat mund të shfaqen dhe të largohen.

Çfarë këshillash mund t’u jepni personave që vuajnë nga këto sëmundje?

Menaxhimi i një problemi autoimunitar është tepër kompleks, si për pacientin ashtu edhe për mjekun. Ai bazohet në një mënyrë jetese të shëndetshme, me kombinimin e një regjimi ushqimor korrekt dhe aktivitetit fizik të vazhdueshëm. Sipas rastit, mjeku rekomandon edhe përdorimin e medikamenteve specifike.

 

Njihen më shumë se 80 sëmundje të ndryshme autoimune, ndër të cilat më të shpeshta janë:

  1. Diabeti tip 1
  2. Artriti reumatoid
  3. Psoriaza/artriti psoriatik
  4. Skleroza e shumëfishtë
  5. Lupusi eritematoz sistemik
  6. Sëmundjet inflamatore të zorrës (Sëmundja Crohn, koliti ulceroz)
  7. Sëmundja Adison
  8. Sëmundja Graves
  9. Sindroma Sjögren
  10. Tiroiditi Hashimoto
  11. Miastenia grave
  12. Vaskuliti Autoimun
  13. Anemia pernicioze
  14. Sëmundja celiake

 

Ushqimet:

  1. Eliminoni ushqimet e përpunuara ose të rafinuara!

Qëndroni larg ushqimeve të paketuara, të përpunuara, si dhe me përbërës të rafinuar (mielli i bardhë, shurupet, ngjyruesit, vajrat e rafinuar)!

  1. Eliminoni sheqernat e shtuara!

Bëhet fjalë për sheqerna të shtuara në ushqime gjatë përpunimit të tyre. Konsumoni ushqime të pasura me sheqer natyral, si frutat dhe perimet.

  1. Konsumoni ushqime me bazë bimore!

Zorra kërkon më shumë produkte bimore: perime dhe fruta. Jepini atë që dëshiron!

  1. Konsumoni sasi të mjaftueshme të proteinave, të kombinuara me yndyra dhe vajra të shëndetshme!

Pasurojeni dietën tuaj me proteina, dhe mos u trembni nga yndyrat e shëndetshme që gjenden tek arrat dhe farërat, avokado, vaji i kokosit, vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vajra të tjera jo të rafinuara.

  1. Konsumoni ushqime të fermentuara!

Bakteret e mira ndihmojnë në funksionimin korrekt të zorrëve, pra ndihmojnë në tretjen optimale të ushqimeve që konsumoni, si dhe rritin shkallën e përthithjes së vitaminave dhe mineraleve nga zorra. Të tilla baktere mund të gjenden në ushqimet e fermentuara, si perimet turshi, uthulla e mollës, kosi, kefiri (për sa kohë që nuk jeni intolerant ndaj qumështit).

  1. Njihuni me ndjeshmërinë tuaj individuale ndaj ushqimeve!

Trupi juaj mund të jetë tepër i ndjeshëm (jotolerant) ndaj disa ushqimeve, siç janë drithërat që përmbajnë gluten ose produktet e qumështit. Këto ndjeshmëri mund të ndikojnë në shëndetin e zorrëve, kështu që duhet të eliminoni çdo grup ushqimesh për të cilat jeni i mbindjeshëm. Mënyra më e mirë për ta përcaktuar me siguri këtë është testi laboratorik i intolerancës ushqimore, nëpërmjet një kampioni gjaku, në bazë të të cilit Endokrinologu dhe/ose Dietologu ju këshillon për mënyrën më të shëndetshme të ushqyerjes për trupin tuaj.

Tags: femratKëshillikujdesimjekjaSëmundjet autoimuneYllka Themeli

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Rusia, prova e parë në politikën e jashtme të qeverisë së re gjermane

Rusia, prova e parë në politikën e jashtme të qeverisë së re gjermane

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In