Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mjeku Alimehmeti publikon studimin për vdekshmërinë nga koronavirusi: E vërteta del gjithmonë në shesh

by mapo.al
12/08/2020
in Aktualitet, Shëndeti
0

“Njerëzit u tmerruan dhe vazhdojnë të tmerrohen nga përqindja e lartë e vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e infektimeve nuk zbuloheshin fare”, kështu ka deklaruar epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Alimehmeti ka hedhur dritë mbi situatën e pandemisë në nivel global, por duke iu referuar rastit specifik spanjoll.



Alimehmeti paraqet një studim të Institutit të Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid, në të cilin paraqiten përqindja e vdekshmërisë sipas grupmoshave ndër rastet e zbuluara si dhe përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale.

Të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga Covid është shumë herë me e vogël se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

“Fríka është armiku i logjikës” Cit.: Frank Sinatra

E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Është më e ngadaltë se imagjinata, por gjithmonë del në shesh herët a vonë! Spanja u godit fort nga COVID-19 dhe ishte shteti i dytë ku shqiptarët i mbanin sytë, jo sepse ishte më mirë se Italia, por sepse për ne ishte më larg se Italia gjeografikisht dhe sociologjikisht.

Që në fillim njerëzit u tmerruan nga përqindjet e larta të vdekjeve, por harruan që shumica dërrmuese e ínfektimeve nuk zbuloheshin fare.

Kujdes: për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy terma:

CFR (case fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë ndër rastet e zbuluara (e vërteta e pjesshme).

IFR (ínfection fatality rate) është përqindja e vdèkshmërisë e të gjitha ínfektimeve totale (e vërteta e plotë).

Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë. Studimi zyrtar kombëtar në Spanjë, i zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të ínfektimeve dhe vdèkjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit). Institutional Revieë Board of the Institute of Health Carlos III (Register number: PI 39_2020)

Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:

IFR te meshkujt:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.03%; 40-49 vjeç = 0.09%; 50-59 vjeç = 0.38%; 60-69 vjeç = 1.50%; 70-79 vjeç = 4.95%; ≥80 vjeç = 11.62%

IFR te femrat:

0–9 vjeç = 0.00%; 10-19 vjeç = 0.00%; 20-29 vjeç = 0.01%; 30-39 vjeç = 0.02%; 40-49 vjeç = 0.05%; 50-59 vjeç = 0.17%; 60-69 vjeç = 0.53%; 70-79 vjeç = 2.01%; ≥80 vjeç = 4.62%

Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <50 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Element tjetër që vërehet në studim është ínfektimi më i lartë në moshat aktive (20-69 vjeç) në të dyja gjinitë.

Pra, mos u çudisni me “hije dyshimi” të tipit “TANI PO SËMUREN MOSHA MË TË REJA”! Kjo është dinamikë normale e popullatës: Moshat aktive mbajnë peshën e familjes, punës dhe shoqërisë; Moshat e brishta (të moshuar dhe fëmijë) mbrohen nga moshat aktive.

Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë! Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”!


Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Tags: Covid-19Ilir AlimehmetiKoronavirusi

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
“E paqartë ecuria e pandemisë”, Banka Botërore plan mbështetjeje për Shqipërinë: Ambulanca e punonjës vullnetarë

“E paqartë ecuria e pandemisë”, Banka Botërore plan mbështetjeje për Shqipërinë: Ambulanca e punonjës vullnetarë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In