Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me historinë e mjekut anestezist që la Gjermanine për të punuar në spitalin e Dibrës.
“Jam Fatmir Xhemali, kam qenë me kontratë në dy lande të Gjermanisë, eksperienca nuk diskutohet, kam përfituar shumë eksperiencë të qenësishme në punën time, në anestezi. Ishin arsyet familjare që erdha, por edhe joshja nga Ministria e Shëndetësisë për bonusin, fillim i mire do të thoja për mjekët, të tjerat, duke ardhur, duke bërë. Më lavdëroi shumë Dibrën një mjek kardiolog, mik i imi, për mua është shumë e rëndësishme ku punoj dhe të them të drejtën më doli më mirë se e kisha parashikuar”– thotë mjeku.
Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë 🌹