Aktualitet

Mjeku Artan Koni tregon pse nuk po hapen spitalet COVID 3 dhe 4: U mungon gjëja më e rëndësishme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 07/08/20 |
mapo.al

Mjeku Artan Koni thotë se situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është në rënie të lirë, dhe për këtë i referohet rasteve gjithë e në shtim ditë pas dite të të infektuarve e numrit të lartë të viktimave.


“Me kalimin e diteve, behet akoma me e qarte per publikun ajo qe kemi thene kohe me pare: Situata e COVID ne renie te lire! Gjurmimi e testimi nuk funksionon as per familjaret e rasteve pozitive te shtruara ne spital, jo më per familjaret apo kontaktet e atyre pozitiveve asimptomatike”, shkruan mjeku në një postim në rrjetet sociale.


Duke folur për situatën në spitalet Covid, Koni thekson se atyre u mungon gjëja më e rëndësishme, burimet njerëzore. Për këtë arsye thotë mjeku nuk mund të fillojnë punë as dy spitalet e tjera Covid, 3 dhe 4.


“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.


Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur”.


Ndërkaq, Koni rendit dhe disa këshilla se si mund të menaxhohet gjendja aktuale.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:

1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?

2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.

3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.

4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund t’u jepkan neper spitale rajonale.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik!!


Etiketa: , ,

Pas