Aktualitet

Mjeku Çupi nga Gjermania: Ndryshoni urgjent protokollin e ilaçeve anti-covid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 05/03/21 |
mapo.al

Drilon Çupi, mjek specialist në Gjermani dhe që ndodhet në vijën e parë në betejën me koronavirusin, u shpreh sot se protokollet e mjekimit anti-covid në Shqipëri duhet të ndryshohen. Në një intervistë në ABC, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, por vetëm të huazojë.





“Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor. Shqipëria nuk pritet që të bëjë kërkime shkencore, terapitë janë gati, mjafton që ministria të marrë protokollet e vendeve më të zhvilluara ti njësojë”, tha ai.


“Unë dhe disa mjekë kemi që gjatë gjithë vitit kontribuojmë vullnetarisht nuk kërkojmë asnjë përfitim financiar, jemi gati të bashkëpunojmë për hartimin e një protokolli ekzakt, të zbatueshëm dhe praktik për të gjithë mjekët e Shqipërisë. Urat lidhëse, unë personalisht i kam pasur, por për trajnimin online problemi ka qenë që aktualizimi dhe saktësimi i protokollit që është në Shqipëri, që nuk është pranuar dhe kjo bëhet fjalë që nga muaji nëntor dhe nuk ka pasur një urë lidhëse nga kanal zyrtar”, shtoi mjeku Çupi.




Ai u bëri apel shqiptarëve që të mos përdorin disa ilaçe të forta pa rekomandimin e mjekut.


“Ka mbi trajtime, abuzime me përdorimin e antibiotikëve dhe anti-viralëve. Protokolli duhet të ketë fuqi ligjore, nëse pacienti me mjekun ka konflikt juridik, ka një referencë zyrtare kush ka të drejtë dhe kush ka gabuar. Kortizonikët jepen vetëm në trajtimin spitalor, nuk i japin mjekët e familjes. Përdorimi i tyre është shumë i rrezikshëm. Kortizonikët frenojnë sistemin imunitar dhe organizimi është më i rrezikuar nga covid dhe viruse të tjera, prandaj duhet të përdoret vetëm kur plotësohen kriteret. Antibiotikët janë të rrezikshëm pasi me kalimin e kohës krijojnë rezistencë ndaj baktereve të tjerë, shkatërron edhe mikrobet e “mira” që jetojnë në rrugët e aparatit tretës që na ndihmojnë për tretjen dhe jashtëqitjen. Anti-viralët mund të krijojnë reaksion alergjik vdekjeprurës, mund të krijohen dëmtime në mëlçi dhe veshka. Kjo është edhe për holluesit e gjakut, mos i përdorni pa miratimin e mjekut mund të sjellë hemorragji, gjakderdhje”, tha ai.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas