Aktualitet

Mjeku humb të afërmin nga koronavirusi: Mezi e mbajtën një ditë në jetë, doktorët po dorëzohen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 06/08/20 |
mapo.al

Mjeku Erion Dasho humbi një të afërmin e tij për shkak të koronavirusit. Në Facebook ai rrëfeu si rrodhi ngjarja, që nga momenti që i afërmi u konfirmua pozitiv e derisa humbi jetën.


Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish). Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjarëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacione të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin”, shkruan mjeku.


Ai shtoi se për familjarët e tjerë nuk ka asnjë trajtim, ata ende nuk e dinë nëse janë po ashtu të infektuar apo jo.


“As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?””


Erion Dasho tha se sistemi ynë shëndetësor ka rënë dhe se askush nuk mund të gjejë zgjidhje në të. Sipas tij, ata që morën përsipër të mbajnë nën kontroll pandeminë duhet të largohen sa më parë.

“Sistemi ynë shëndetësor sot ka rënë! Duke u marrë me njeriun e afërt, unë komunikova me mjekë të stërmunduar, të lodhur dhe në prag të dorëzimit. Konstatova një sistem i cili nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve! Vetëm një shërbim mund t’u bëjnë sot shqiptarëve personat që kishin marrë përsipër parandalimin dhe kontrollin e COVID-it në Shqipëri: të largohen!”


Etiketa: , , ,

Pas