Mjeku i njohur Arian Mezini iu kundërvu dje në “Open” deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se sistemi shëndetësor gëzon në të vërtetë kapacitet për të sëmurët me Covid-19.
Ai madje shtroi pyetjen se përse nuk shfrytëzohen hapësirat e spitalit të pa hapur ende, Covid4 – nëse merret për e mirëqenë se i përmbush kushtet – në mënyrë që të ketë sa më pak të sëmurë në një dhomë.
Mirëpo, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot, po nga e njëjta studio televizive, duke përmendur vende të mëdha, si Itali apo Francë, të cilat nuk shihen ta praktikojnë këtë strategji, dhe mbi të gjitha nuk e kurseu ironinë ndaj mjekut Mezini, ndonëse është ndër më të mirët në profesionin e tij.
“Mua më duket ky si një trajner i pavlerësuar i Real Madridit. Po flet dikush që nuk ka kompetenca…nuk i takon atij të flasë pë menaxhimin e spitaleve”, – tha Rama.
LEXO EDHE:
Vetëvrasjet në spitale – Mjeku Arian Mezini rrëzon deklaratat e kryeministrit