Aktualitet

Mjeku i QSUT humbi betejën me COVID-19, reagon presidenti Meta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 30/06/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të QSUT, Arjan Pushi, për shkak të koronavirusit.


Kreu i shtetit i shprehu ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për humbjen e madhe, ndërsa shtoi se rreziku nuk ka kaluar dhe bëri thirrje për të mos nënvlerësuar në këtë moment kur pasojat nga virusi vdekjeprurës mund të jenë serioze për shëndetin dhe ekonominë.


Meta kërkon gjithashtu të merren masa për të mbrojtur mjekët dhe infermerët në krye të detyrës.


Postimi i Metës
Tepër e dhimbshme dhe shokuese humbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor.


Kjo është humbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pandemi, që tregon se jo vetëm rreziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër serioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë.

Ndaj apeloj nevojën për të forcuar përqendrimin e të gjithë institucicioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Pushi, të afërmve dhe kolegëve të Profesorit, për këtë humbje të madhe të pazëvendësueshme!

LEXO EDHE: 

COVID-19 shkakton vdekjen e parë te bluzat e bardha, humb jetën mjeku i QSUT, Arjan Pushi


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas