Aktualitet

Mjeku i QSUT: Meritat e Edvin Priftit të shkruhen në pllaka ari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 15/02/21 |
mapo.al

Maksim Basho shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT i ka kushtuar një shënim të gjatë, Edvin Priftit shefit të kardikirurgjisë, i cili është arrestuar.





Basho vlerëson punën dhe kontributin e mjekut Prifti gjatë gjithë këtyre viteve në pavionin e tij dhe për mjekësinë shqiptare.


Ai shprehet se Prifti, është shefi i fundit që largohet nga QSUT.





“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”, shkruan ai ndër të tjera.



E plotë:


Sa më pak dinë, aq më shumë dyshojnë! Ua servirën lajmin dhe cfarë të shikosh ?! Profesionistët e facebook-ut , provuan të “shëronin” edhe një herë zemrat e tyre të vogla duke bërë atë që dinë më mirë, të rrisin sedrën dhe krenarinë e tyre se kush do e japi “goditjen”më të fortë kësaj radhe . Ahh sa pak dinë miku im …ose më saktë nuk dinë asgjë .

Nuk e dinë që Dr. Edvin Prifti , është shefi i fundit që largohet nga QSUT . Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim per kafe, përgjigjjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “ , por prap insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo cfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari . Ju nuk e dini apo jo ? Doktori hajdut, po po doktori që u dengledis me këtë epitet ËSHTË I PARI NË HISTORINË E KARDIOKIRURGJISË, I CILI ME BUXHETIN E VETËM TË OFRUAR NGA SHTETI, AI PO ME KËTË BUXHET KA DYFISHUAR MADJE DHE TREFISHUAR NDËRHYRJET KARDIOKIRURGJIKALE. Kjo në dobinë e shtetit dhe të pacientëve të tij. Revolucionin që nuk e kanë bërë as burrat e shtetit , e ka bërë Edvin Prifti. Që do të thotë: ASNJË SHQIPTAR NUK KA SHKUAR MË JASHTË SHTETIT PËR SA KOHË ZEMRA E TYRE ISHTE NË BESIM TË DUARVE TË TIJ TË ARTA. Ai ju ka kursyer shumë popull i dashur. Ajo cfarë kurrë nuk ka kursyer është koha e tij për të dhuruar jetë të dytë.

Por ky popull që të duartrokiste deri dje për arritjet e tua profesionale dhe guximin e palëkundur që shfaqe së fundmi,thjesht sa paska shkundur dy pëllëmbët me njëra tjetrën. Kjo ështe hipokrizia nga e cila ne bluzat e bardha fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar ashtu sic e mendonim dikur, kokëulur mbi faqet dhe rreshtat pa mbarim të cilave u jepnim fund me shpresën se një ditë do shpërbleheshim për misionin që kishim zgjedhur. Por sic duket , në një vend ku lopa, delja dhe gomari trajtohen më me rëndësi sesa shëndeti vetjak, zor se mund të përmbushet. Por si mund të kënaqet egoja juaj nga një lajm i atill ? E si mund të jetë dikush keqadashës ndaj një mjeku? Si mund të kërkoni pranga për një mjek? Si mund të trajtohet mjeku më i aftë si kriminel i xhepave tuaja? A ka ndokush prej jush një përgjigje të moralshme për këtë që po ndodh?

Po të drejtohem ty o qytetar: “Mjeku ka detyrë ti shërbej deri në fund popullit të tij, gjithmonë në vijën e parë. Mjeku ka detyrë të jetë human dhe të mohoj edhe veten e familjen e tij për të shpëtuar jetë. POR MJEKU NUK ËSHTË SHËRBËTORI I ASKUJT NJERI I NDERUAR ! “

Unë besoj fort në drejtësi dhe në cdo protokoll të organeve përkatëse, të cilat me seriozitet shpresoj të marrin vendimin e duhur përsa i përket kolegut tonë unik.

Por historia ka treguar që REVOLUCIONARËT GJITHMONË KANË TRIUMFUAR !

Me respekt,

Bluzat e bardha!!!

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas