Mjeku i Urgjencës – Ramës: Zgjohuni! Po kolapsohet sistemi, çdo jetë e humbur do ju mbetet në ndërgjegjie

Mjeku i  njohur i Urgjencës, Dritan Kociaj i bën thirrje publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve për gjendjen apokaliptike në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Duke ndarë eksperiencën e tij personale, Kociaj shkruan në “Facebook” se nuk ka shtretër për të sëmurët me Covid në urgjencën pritëse dhe pavione.



Ai kërkon të hapet sa më parë spitali Covid 4, duke lënë të kuptohet se numri i të prekurve nga Covid-19 sa vjen e rritet.

Postimi i Dritan Kociajt në “Facebook”:

Drejtuar Komitetit të Ekspertëve, ministres së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi! Eshtë ora 03:00 e mëngjesit,  sot është data 22 nëntor. Eshtë ftohtë dhe kam 3 orë e gjysmë me pacientë në autoambulancë në derën e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Porsi unë janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë. Vende në urgjencën pritëse po kështu dhe në pavione nuk ka. Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk është zgjidhje.

Ndërkohë me bindje jua them se në linjën e 127 kush e di sa janë në pritje. Ju lutem, zgjohuni nga gjumi hapni sytë dhe shikoni të vërtetën në sy. Ju lutem, zgjohuni dhe hapni Covid 4 qoftë edhe me infermierë për oksigjenimin e pacientëve me saturime të ulëta.

Ju lutem, zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale, sadopak qofshin ato. Ju lutem, zgjohuni se nesër do të jetë vonë. Po kolapsohet sistemi. Çdo jetë vlen. Dhe çdo jetë e humbur do të jetë në ndërgjegjet tuaja, jo të ne mjekëve apo infermierëve që punojme e do vazhdojmë të punojmë.

Dritan Kociaj, mjek.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252