Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar disa statistika të Mbretërisë së Bashkuar mbi situatën epidemiologjike atje.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë pandemisë së Covid-19 ka pasur më shumë vdekje nga gripi sezonal sesa nga koronavirusi.
Postimi i plotë:
Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)

“Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”
Cit.: Pertef Kruja


Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vdekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.
Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

6626 persona vdiqen nga gripi sezonal

2992 persona vdiqen nga koronavirusi

6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Ky raport po rritet jave pas jave!

Ne javen e fundit te korrikut:

928 persona vdiqen nga gripi sezonal

193 persona vdiqen nga koronavirusi

928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Per me shume:

Vdekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.
Shtrengoni dhembet edhe pak!

Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!