Aktualitet

Mjeku Ilir Allkja: Nano nuk e mbron pushtetin e degraduar të Ramës, falas














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 05/02/21 |
mapo.al

Mjeku i njohur Ilir Allkja ka reaguar ndaj intervistës më të fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano, në emisionin Opinion.






Në një postim në “Facebook”, Allkja shkruan se Nano doli në mbrojtje të kryeministrit aktual Edi Rama jo falas, ndonëse të gjithë flasin se ai “nuk leh e as këndon kurrë pa para”.


Mjeku gjithashtu risjell në vëmendje marrëdhëniet e mëparshme të Fatos Nanos me Sali Berishën dhe presidentin Ilir Meta, si dëshmi të një strategjie të mirëmenduar, ku sipas tij mbizotëron “korrupsioni galopant”.





Postimi i mjekut Ilir Allkja në “Facebook”:



Sa herë ka zgjedhje, Fatos Nano, ish kryeministri që e solli me thonj të paprerë e me sy të palarë nga getot e Parisit Edi Ramën, dhe e nguli si thikë të helmatisur në trupin e Shqipërisë, në trupin PS, në trupin e mbarë shoqërisë shqiptare del dhe e mbron hapur!



Lexo edhe :  Rama paralajmëron prishjen e ndërtimeve pa leje: Aksion në të gjithë vendin

Të gjithë flasin se Nano nuk leh e as këndon kurrë pa para!

Në vitet 2007, 2009, 2011 Nanon e mbajnë mend të gjithë që përkrahte Berishën, më pas e kemi parë të mburrej se bënte shoferin e Ilir Metës, ndërsa që nga koha që është Rama në pushtet del hapur në mbrojtje te një pushteti të degraduar, korrupsioni galopant e normalisht këtë nuk e bën falas!

1


Etiketa: , ,

Pas