Kryesore

Mjeku ndërroi jetë nga koronavirusi, Ministria: U trajtua në banesë, gjendja u përkeqësua








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 03/08/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e COVID-19.


Mjeku pneumolog 53-vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.


Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.


Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.


LEXO EDHE: 


Ndërron jetë për shkak të COVID-19, mjeku Anibal Byberi


Etiketa: , , ,

Pas