Leonard Kamberi, mjeku i cili ndërroi jetë nga Covid-19, do të bëhej baba brenda pak ditësh.
Por fatkeqësisht, 47-vjeçari nuk arriti ta përjetojë ndjesinë e të qenit prind.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar për vdekjen e tij përmes një postimi në “Facebook”, gjithashtu duke bërë të ditur këtë fakt të trishtë.
“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për të herë të parë, me fëmijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë”, – shkruan Leli.
Postimi i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli:
LEXO EDHE:
Tjetër viktimë mes bluzave të bardha / Covid-19 i merr jetën gjinekologut nga Vlora