Aktualitet

Mjeku Pëllumb Pipero shërohet nga koronavirusi: Doza e vaksinës më ndihmoi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 12/02/21 |
mapo.al

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shëruar nga koronavirusi.





Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pipero me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.


Ai tregon se pas ditësh në pritje dhe mjekimi në kushte shtëpie, është më në fund i çliruar nga kthetrat e virusit.





Megjithatë, shton Pipero, ka nevojë edhe për pak ditë pushimi e rikuperimi.



Mjeku thekson se fakti që e kishte bërë një dozë të vaksinës së Pfizer, e ndihmoi që ta kalonte më lehtë sëmundjen.


Statusi:

Te dashur miq!

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Ju kam ne zemer!

Mirenjohje pa fund!

Pellumb Pipero

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas