Aktualitet

Mjeku Edvin Prifti apelon burgun, ja ç’thotë për milionat e gjetura në shtëpi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 18/02/21 |
mapo.al

Mjeku i QSUT, Edvin Prifti, kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, pasi e cilëson të paligjshëm.






Prifti u prangos pak ditë më parë për shumën e parave që iu gjet nga SPAK në banesë e zyrë (250 mijë euro dhe 160 milionë lekë), nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.


Sot mësohet se mjeku e ka apeluar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, dhe se ka dhënë argumente lidhur me pasurinë e tij.





Në apelim thuhet se pasuria është e ligjshme, se paratë e gjetura në banesë janë të bashkëshortes së tij, se një pjesë e shumës (3.395.000 lekë) është gjetur në çantën e lap-topit, dhe se Prifti nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur.



Gjithashtu thuhet se kontrolli vetjak në thelb është një akt i paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar vendim.

Lexo edhe :  SPAK sekuestron llogaritë bankare të kardiologut, Edvin Prifti


Mes të tjerash, në vendimin e Gjykatës thuhet se “Prifti kërkon shfuqizimin e vendimit për shkak të paligjshmërisë së procedurës dhe për mungesë të provave që e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se zoti Edvin Prifti ka kryer veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale”.

1


Etiketa: , ,

Pas