Aktualitet

Mjeku që qetëson gjermanët: Është si grip, të vdekurit ishin me sëmundje të tjera





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:33 - 10/04/20 |
mapo.al

Ai bën thirrje për një gjë: u duhet bërë ekspertiza shumë të vdekurve nga koronavirusi për të kuptuar më mirë këtë virus.


Por në fund, profesor Klaus Pueschel është i bindur për një gjë: “Korona është një sëmundje virale si gripi”.


Pueschel është drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Hamburg të Gjermanisë. Ai flet hapur kundër masave që kanë efekt katastrofik për ekonominë.


Në fillim sulmon Institutin Robert Koch, që ka këshilluar të mos bëhet autopsia e viktimave. Kjo nga nevoja për të minimizuar përhapjen e virusit.


“Por është e gabuar. Ne duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në trupin e këtyre njerëzve. Duam të dimë saktësisht se përse kanë vdekur”.

Të gjithë ata që u ka bërë autopsi ai, ka rezultuar se kanë vdekur nga sëmundje të tjera.

“Edhe ata që ishin të rinj në moshë. Thjesht nuk e dinin,” thotë eksperti i mjekësisë ligjore.

Edhe parashikimi i tij për të ardhmen është qetësues. Pueschel është i bindur e në fund të vitit, kjo sëmundje nuk do të luajë një rol statistikor sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

Sipas mendimit të tij: nuk do ketë më shumë vdekje në Gjermani këtë vit në krahasim me vitet e shkuara.

“E kam të vështirë ta them, por ata ishin njerëz të moshuar dhe të sëmurë, të cilët do vdisnin gjithsesi. Nuk ka pse të kemi frikë për vdekje”.Syri


Etiketa: , , ,

Pas