Aktualitet

Mjeku shqiptar në Gjermani: Në Shqipëri nuk ka aparat ECMO, rreziku është i madh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 13/03/20 |
mapo.al

Mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu  në një lidhje me Skype në emisionin “360gradë”, tha se në Gjermani janë skeptikë ndaj vetizolimit pasi kërkohen disa kushte ekonomike dhe shëndetësore.


Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka pajisje ECMO, që përdoret kur nuk funksionin një pajisje respiratore.


Karantinizimi i pacientëve, ndryshe nga ajo që po thuhet në Shqipëri, që të vetizolohen, këtu në gjermani janë shumë skeptikë. Duhet të plotësojnë disa kushte që ta bëjnë këtë; duhet të kenë një nivel social kulturor dhe ekonomik, duhet të jetojnë vetëm, jo me familjarët, kur sistemi parësor shëndetësor duhet ta kontrollojë dhe t’i dërgojë vizita. 


I kushtohet shumë rëndësi terapisë intensive, në Shqipëri ka vetëm 140 respiratorë dhe 0.4 krevate respiratorë për 10 000 banorë, ndërsa Gjermania ka 4-5 për 10 000 banorë. Sot u tha se të gjitha resurset do të përqendrohen te terapia intensive. Nëse respiratori nuk bën punë, kalohet në ECMO, që është oksigjenimi i gjakut jashtë mushkëritë, që Shqipëria për fat të keq nuk ka asnjë aparaturë për momentin”, – u shpreh Alk Shehu.



Etiketa: , ,

Pas