Aktualitet

Mjeku: Sivjet gripi është zhdukur, simptomat mund të jenë COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 22/02/21 |
mapo.al

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka qenë dje i ftuar tek “E diela shqiptare”, ku ka folur gjatë dhe me detaje për situatën e pandemisë në vend.






Ai shprehet se Covidi për të rinjtë mund të jetë i ngjashëm me gripin, por për moshat mbi 50 vjeç e lart Covidi merr një vrull më të madh. Sakaq, epidemiologu ka treguar se në Shqipëri dhe në të gjithë hemisferën veriore nuk ka grip por vetëm Covid.


Ilir Alimehmeti: Sivjet gripi është zhdukur, nuk ka grip dhe si duket kur janë këto simptoma, gjasat më të mëdha janë të Covid-19 dhe kërkohet testi.







Enkel Demi: Pra në këto moment që flasim, vetëm në këtë vit i bie që çdo grip është Covid?




Ilir Alimehmeti: Dhe jo vetëm në Shqipëri, është në të gjithë hemisferën veriore që po e vemi re këtë. Nuk e vumë re shumë në hemisferën jugore. Kur ne ishim në verë ata ishin në dimër, atje nuk u vu shumë re kështu, por në hemisferën veriore jemi komplet situatë tjetër.



Enkel Demi: Shqipëria është më keq se vendet e tjera?

Ilir Alimehmeti: Duhet marrë parasysh që duhet të kemi të njëjtën metodologji për të krahasuar shtete të ndryshme. Shteti jonë nuk e ka të njëjtën metodologji, shtete të ndryshme kanë ndjekur disa të ndryshme, pra nuk mund ta bëjë dot të lehtë këtë krahasim dhe brenda Shqipërisë në patën ndryshime gjatë rrugës. Duket se shtimet spitalore janë më të mëdha këto ditë. Por duhet të kujtojmë se janë brenda shifrave edhe spitalet rajonale që kishin njerëz të shtruar dhe më parë por thjesht ishin jashtë atij numrit. Patëm një shtim testesh që rrit numrin zyrtar më shumë, jo se nuk infektoheshin njerëzit edhe në vjeshtë.

Lexo edhe :  Studimi: Fëmijët janë po aq infektues sa të rriturit

Enkeld Demi: Covid-19 në fund fare grip është si të gjithë të tjetër?

Ilir Alimehmeti: Jo, ka një diferencizëm shumë të qartë ndërmjet moshave, kjo është shumë e qartë, sa më e re mosha aq më shumë e ngjashme mund të shkojë si simptoma etj, por shumë kujdes me lëvizjen e moshës, lëviz në mënyrë eksponenciale më shumë se gripi, le të themi nga mosha 50 vjeç e sipër kjo ngrihet në mënyrë eksponenciale e sipër. Kjo është studiuar shumë mirë nga autoritetet franceze ku nxjerrin fare mirë që dikur deri në 50-vjeç është disi i krahasueshëm me gripin përsa i përket shtrimit intensiv dhe mortalitetit, por më pas diferencimi është i qartë, pra Covidi merr shumë më tepër vrull.

1


Etiketa: , , ,

Pas