Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo i ashpër me politikanët: Pushoni së foluri kur nuk keni ç’të thoni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:47 - 27/05/20 |
mapo.al

Mjeku Tritan Kalo është shprehur i indinjuar në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi Kalo thotë se Shqipëria gjendet përballë sfidave shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.


Mjeku ka cituar Albert Ajnshtain i cili thotë se “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.


Mesazhi nga Tritan Kalo:


NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike:


“Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!


Etiketa: , ,

Pas