Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo: Mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mosekzistencës së virusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:24 - 27/06/20 |
mapo.al

Të shumta janë mesazhet që mjeku Tritan Kalo ka ndarë gjatë kësaj periudhe pandemie, duke këshilluar, e ndonjëherë kritikuar në lidhje me çfarë duhet të bëjmë e si duhet të sillemi ndaj kësaj situate, që na kapi të gjithëve të papërgatitur.


Ai ka ndarë sërish në rrjetet sociale një mesazh të gjatë, por të nevojshëm për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Kalo u ka bërë thirrje të gjithëve të mos bien pre e mashtimeve që thonë  se koronavirusi nuk ekziston.


Mesazhi i plotë i Tritan Kalos:


“Jetët tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme… mos vijoni të bëheni pre e idiotësirave të mosekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19… Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me dy kuptimshmëri njëthelbësore, e cila duhet marrë sa më seriozisht… corona-virus = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, por edhe mbi kokën tonë nëse largohemi nga kjo jetë e nuk tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri nuk bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë, shëndet dhe jetëmarrës…


Besoj se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por më pak vëmendje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë gjithollogëve….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë… Një sëmundje e tillë mundet të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe….flas nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion… Durimi dhe përkujdesja ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për t’u përballur me këtë sfidë…

Mirëkuptimi dhe mirëbesimi reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse janë dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale… Mos e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlerësimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermierëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja… Bashkë dhe vetëm bashkë do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tunelit paksa të gjatë, por ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë… Together forever”


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas