Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo: Ndërgjegjësimi ka rënë, por virusi ende ‘gjallon’ mes nesh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:26 - 23/06/20 |
mapo.al

Mjeku Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, duke dashur të theksojë se ndërgjegjësimi i qytetarëve ka rënë, por virusi është ende mes nesh.


Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të vazhdojnë të kenë kujdes për veten deri në fund të kësaj sfide.


Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:


”Kohë Kovidiane….Sensibilizimi ynë, vetëndërgjegjësimi, kujdesi për veten dhe të tjerët rreth nesh këto ditët e fundit kanë filluar të harrohen e nënvlerësohen për shumë e shumë prej jush….Mos harroni se Sars-Cov2/Covid-19 “gjallon” ende mes nesh….22.06.2020…Dita e Ekuinoksit Pranveror…Dita dhe nata ndajnë 24 orët në mënyrë të barabartë mes tyre….


Duke filluar nga nesër dita, shpresa, optimizmi i natyrës por edhe i yni si shoqëri fillon drojtazi por e sigurtë, të përftojë në kohë perkundrejt natës, ndrydhëses emocionale e kohëbjerrëse…..

Dita e sotme për mua rrodhi në të njëjtën rutinë sikundër kanë rrjedhur ditët prej shumë e shumë muajsh….Hy herët në mëngjes në oborrin e QSUT-së dhe kaloj para kësaj pankarte inkurajuese dhe mirënjohëse për një EKIP të tërë mantelbardhësh, Infermieresh, Imazheristësh, Farmacistesh, Administratores dhe Koordinatoresh, sanitaresh, barrelistësh, shoferësh, punonjës Rendi në Covid-1, Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, ndërkohë që mbërrij në zyrën time të ndodhur në mes të pavijonit të parë…..Infermieret tona janë aty të papërtuara për të ndihmuar të sëmurët në çdo sekondë…..

Vijon më pas vizita e të sëmurëve i mbrotjur me pajisjet personale….Në fund të kësaj ditë-pune vjen largimi për në shtëpi, DHE unë lë pas vetes degëzat e ullinjve në oborrin e spitalit, të mbushura këtë vit me frutet e shpresës, për mbarimin në një ditë jo shumë të largët të kësaj Sfide jo të lehtë për të gjithë, sfidës me sëmundje-shkaktuesin e jetë-marrësin Sars-Cov2/Covid-19….Ju rikujtoj se Kujdesi i vazhdueshëm ndaj vetes dhe të tjerëve kurrë nuk duhet nënvlerësuar…..Së bashku do ia dalim mbanë përballjes me këtë sfidë jo lehtë për t’u fituar!!!”


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas