Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo: Të zgjerohet fasha orare, qytetarët të shfrytëzojnë detin dhe plazhin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 16/05/20 |
mapo.al

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24” deklaroi se është pro zgjerimit të fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve deri në orën 21:00.


Kalo pohoi se ky pozitivitet në shifra, apo duke marrë parasysh edhe numrin e ulët të shtrimeve në spital, nuk duhet të ndikojë tek fakti që qytetarët të shmangin rregullat.


“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 rastet. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagojë.


Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë”, tha Kalo.


Mjeku i njohur tha gjithashtu deklaroi se shqiptarët do të shfrytëzojnë edhe detin për plazh.

Kalo tha se duhet të respektohet distancimi social, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të kenë kujdes për higjenën e ujit sidomos, që në det të mos ketë ujëra të zeza, por ujë sa më të pastër.

“Jam shumë optimist real. Këtë optimizëm real duhet t’ua përcojmë edhe njerëzve. Gjithë popullata jonë ka një mirëbesim. Nëse mirëbesimi shkelet, atëherë do kemi për fat të keq regres. Do të shijojmë diellin, por duhet shumë kujdes.

Duhet bërë kujdes edhe për higjenën edhe për ujërat në det. Prsh ujërat e zeza që janë në det duhet të eliminohen. Duhet bërë klorinimi i ujit ne pishina. Klori i mjaftueshëm është mirë, ndërsa klori i tepërt ka pasoja”, tha mjeku Kalo.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas