Aktualitet

Mjerimin në Elbasan s’e mbulon dot propaganda – Bardhi: PD ka zgjidhje!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:24 - 28/02/21 |
mapo.al

Në çdo lagje, në çdo rrugicë dhe në çdo pallat në Elbasan gjen njerëz në nevojë, në pamundësi që qeveria u ka kthyer kurrizin, duke i lënë në varfëri ekstreme.





Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ishte në disa familje, që jetojnë në skamje dhe pa asnjë ndihmë të vërtetë nga qeveria. Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe blejnë me listë. Pa punë, pa ndihmë. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ia dalin të shlyejnë detyrimin për dritat.


Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.




Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65-vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda. Qeveria e Edi Ramës i jep 20 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe i faturon 30 mijë lekë drita. Bashkia nuk i ka shkuar për t’u kujdesur. Kjo është gjendja e një pjese të mirë të popullsisë në Elbasan, e asaj që fshihet nga retorika 8-vjeçare e qeverisë.

Lexo edhe :  Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën

Gazment Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje.


“Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qeverinë. Nuk mund të jeni vetëm! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shqiptarëve në xhep dhe kanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e vështirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj që pas 25 prillit të keni qeverinë në krah”– tha Gazment Bardhi në takimet me familjet në nevojë.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas