Aktualitet

Mjetet e Kristine Lagarde për të shmangur më të keqen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 10/04/20 |
mapo.al

Nga Frankfurti në Gjermani, ku është edhe selia e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristine Lagarde në një intervistë për gazetën franceze “Le Parisien” ka folur për reagimet evropiane kundër krizës së rëndë që po shkakton Covid-19 në shëndet dhe në ekonomi.


Macron i referohet shpesh fjalës ‘luftë’, thirrje të ngjashme bëri edhe Mbretëresha Elizabet II. A jemi vërtetë në luftë?


Ka ndoshta elementë krahasimi. E sigurtë është se ekziston një armik i padukshëm që po vë në provë mjekët tanë të jashtëzakonshëm dhe sistemin tonë të kujdesit shëndetësor. Ky armik gjithashtu vë në vështirësi ekonomitë botërore. Stili i jetës tonë është ndryshuar, dhe për disa është bërë plotësisht i mërzitshëm.


Ku ndryshon kjo krizë nga ajo e vitit 2008?


Kriza e vitit 2008 pati origjinë financiare. Kriza aktuale është kryesisht shëndetësore. Nëse mendojmë më thellë, ajo gjithashtu e ka origjinën e saj në çrregullime ekologjike dhe biologjike të botës. Është si një hakmarrje për njerëzit! Pasojat ekonomike janë të vështira për t’u matur, por ato me siguri do të jenë serioze. Sot, nuk është çështje e stimulimit të ekonomisë – të cilën bëmë në vitin 2008 – por e zgjatjes së bllokimeve, në varësi të të cilave do të kemi një rifillim të shpejtë dhe operacional.

Ju thatë se keni frikë nga një recesion “i konsiderueshëm” në zonën e euros. Sa i madh?

Në vitin 2009, rritja ra me 4.5% në zonën e euros. Sot, sipas konsensusit të ekonomistëve, çdo muaj mbyllje do të rezultojë në humbje të rritjes vjetore prej 2-3% në vitin 2020. Kjo do të nënkuptojë një rënie të PBB nga 3.5% në 4%, në një skenar kontrolli prej disa javësh dhe – 9% – 10% në një skenar më të gjatë kontrolli, i cili do të zgjaste disa muaj. Por kujdes! Këto janë vetëm hipoteza!

A është ajo e duhuara përgjigjia e vendeve të BE?

Ata miratuan shpejt masa të mëdha, duke rritur shpenzimet e tyre buxhetore dhe duke mbështetur punonjësit dhe bizneset. Pavarësisht nëse është deficit apo rritje e borxhit, atyre u është dhënë fleksibiliteti maksimal nga BE. Jemi në një periudhë kur duhet të përdorim të gjitha mjetet tona pa hezitim. Gjermania, sado e lidhur shumë me parimin e një buxheti të ekuilibruar, e kuptoi mirë këtë. Ajo hoqi përkohësisht dorë nga politika e saj e deficitit zero.

Por nëse borxhet rriten dhe falimentojnë disa shtete evropiane? A ekziston rreziku i efektit domino?

Jo. Arkitektura e zonës së euros është e ndërtuar pikërisht për të shmangur këtë rrezik. Për më tepër, BQE është aty, ajo e ka të gjithë kutinë e saj të mjeteve dhe do të sigurojë mburojën e nevojshme për të ruajtur zonën e euros. Para marsit, më thanë: “Kutia e mjeteve është bosh, nuk ke asgjë tjetër, nuk do të mund të përdorësh armën monetare”. Por ne e kemi përdorur!

Si funksionon fondi 750 miliardë euro i krijuar nga BQE?

Programi i ri i blerjes së letrave me vlerë na lejon të veprojmë përballë një tronditje të madhe që përndryshe do të rrezikonte stabilitetin e çmimeve. Është një paketë e madhe që synon të blejë, në veçanti, letrat me vlerë të qeverive dhe sektorit privat, obligacionet e korporatave dhe letrat tregtare. Ne jemi pak a shumë si kulla e kontrollit: aty ku ekziston rreziku i një krize kredie, ne ndërhyjmë. Në përgjithësi, ne kemi, nga njëra anë, një forcë prej më shumë se 1.000 miliardë euro për të mbështetur me kredi financiare, për bizneset dhe vendet e punës. Nga ana tjetër, ne kemi 3,000 miliardë euro në dispozicion për mobilizim. Nëse një bankë i jep hua një sipërmarrësi të vetëpunësuar, një SME-je ose një kompanie të madhe, ajo mund ti sigurojë kreditë e saj si kolateral, duke na thënë: “Epo, unë kam nevojë për rifinancim”. Dhe financimi është aty, me ritme shumë të favorshme.

Donald Trump kaloi një paketë mbështetëse prej 2.2 trilionë dollarë për ekonominë amerikane. A është e mjaftueshme përpjekja e BE-së?

2.2 trilion dollarët duhet të krahasohen me përpjekjet buxhetore të bëra nga 19 vende në eurozonë, të cilat janë të paktën po aq domethënëse dhe që së bashku bëjnë afro 2,35 trilion euro, ose 19% e PBB-së së zonës së euros. Kjo përfshin masa mbështetëse të drejtpërdrejta për familjet dhe bizneset që kapin 3% të PBB-së, si dhe garanci kredie të dhëna nga shtetet që arrijnë në 16% të PBB-së në zonën e euros. Kësaj i duhet shtuar efekti i “stabilizatorëve automatikë” të cilët, siç e dinë të gjithë, janë shumë më të fuqishëm në Evropë sesa në SHBA.

Dhe në fund, kush do ta paguajë faturën?

Evropianët do të duhet të paguajnë një ditë … Por, në vend që të shikojmë faturën, le të mendojmë së pari si të veprojmë sot për të mbështetur ekonominë, për të ruajtur vendet e punës, në mënyrë që njerëzit që kanë një punë të kenë vetëm papunësi të pjesshme … Nëse ne menaxhojmë si duhet krizën, shpejt do jemi në situatë rritjeje e cila, me kalimin e kohës, na mundëson rritje dhe mundësi për të shlyer borxhin e marrë.

A keni menduar zgjidhje të tjera, në rast se punët shkojnë edhe më keq?

Po, por nuk do t’ju tregoj se cilat, sepse që te jem e qartë duhet të të them se ndikimi lidhet edhe me elementin e befasisë. Ajo që mund t’ju garantoj është se nuk ka kufi në angazhimin tonë për t’i shërbyer zonës së euros. BQE do të përdorë të gjithë mjetet e saj dhe do t’i përdorë ato në mënyrën më të përshtatshme për të përmbushur misionin e saj.

Krijimi i “koronabondit”, përmes të cilit evropianët do të bashkonin borxhin që lidhet me krizën, është në esencë të grindjeve. Jeni e shqetësuar?

Së pari, një formë e bashkimit të borxheve tashmë ekziston përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Bankës Evropiane të Investimeve, ose kredive që BE-ja mund të japë. Ndaj unë mendoj se nuk duhet të fiksoheni me koronabondin. Në Evropë, gjërat po zgjasin pak më shumë nga sa do të donim dhe ende nuk po gjejmë zgjidhje. Nuk jam e befasuar pasi problemi nuk zgjidhet brenda natës apo gjatë një mbledhje të Eurogroupit (takimi i ministrave të financave të BE). Për fat të mirë BQE është këtu për të siguruar mburojën e nevojshme për pjekurinë e secilit projekt. Kur flasim për solidaritet, unë gjithashtu shikoj se çfarë po bëjnë gjermanët për të mirëpritur njerëz të sëmurë në spitalet e tyre. Kudo ka ndihmë të ndërsjellë, e cila duhet vlerësuar. Koronabondi është një shprehje e solidaritetit evropian, por ka edhe të tjerë.

Për shembull?

Po mendojmë për bashkimin e shpenzimeve brenda kornizës së një buxheti specifik evropian për t’i dhënë fund krizës. Ose krijimin e një fondi rindërtimi që synon rritjen më të gjelbër dhe dixhitale. Këto mjete mund të ndihmojnë për të shprehur solidaritetin e nevojshëm në favor të vendeve të BE që po vuajnë më shumë sot.

A po e vë kjo krizë në dyshim globalizimin?

Ky dyshim ka ekzistuar edhe para krizës, por tani është bërë shumë më i mprehtë dhe po na bën të rimendojmë stilin e jetës tonë. Shpresoj që multilateralizmi nuk do të dalë i dobësuar por i forcuar. Unë mendoj se do të shkojmë drejt zhvendosjeve dhe uljes së zinxhirëve të furnizimit, si dhe një reflektim në vlerë që do të reflektohet në çmime të drejtë.

Çfarë do të thotë “çmim i drejtë”: kosto jetesëse më të larta nesër?

Të gjitha produktet nuk do të kushtojnë më shumë. Por dëshira jonë e tanishme nuk do të varet më nga furnizimet tona. Ilaçet për shembull, do të kenë domosdoshmërisht një rritje çmimi. Zhvendosja e zinxhirëve të prodhimit në Evropë do të ketë ndikim pasi deri tani kemi përfituar kosto jashtëzakonisht të ulëta të prodhimit në Azi sepse puna atje është e lirë. Na duhet të zgjedhim!

A nuk duhet të rishikojmë rregullat e konkurrencës për të përshpejtuar shfaqjen e gjigandëve evropianë të aftë për të siguruar autonomi në sektorët strategjikë?

Natyrisht. Unë besoj se përjashtimet nga parimi i ndihmës shtetërore të zbatuar aktualisht do të përshpejtojë këtë reflektim. Komisioni Europian tashmë po punon në këtë drejtim.

Qëndrueshmëria e bankave evropiane dhe të vendeve në veçanti i shqetëson qytetarët. Ata pyesin se a janë kursimet e tyre janë të sigurta?

Bankat Evropiane janë shumë më të forta se sa ishin në vitin 2008. Raporti i kapitalit të tyre pothuajse është dyfishuar. Kuadri rregullator i tyre është forcuar dhe mbikëqyrësit e tyre

janë shumë më vigjilentë dhe skrupulozë se sa ishin atëherë. Sektori bankar është aq i fortë sa e dëshirojmë. Kursimtarët duhet të ndjehen të sigurtë. /Le Parisien

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas