Aktualitet

Mledhja e KQZ/ PD-PS pa konsensus për votimin elektronik








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 13/01/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje nga mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku duket se nuk ka pasur një konsensus mes PD-së dhe PS-së.



Burime nga brenda mbledhjes thanë se deri më tani nuk është rënë në një konsensus mes dy palëve për votimin elektronik.


Sipas PS-së, testimi i votimit elektronik mos të bëhet për Tiranën, Fierin apo dhe Korçën, por të bëhen vetëm në një ZAZ, meqë procedura ka dhe kosto të larta.



Sipas të majtëve, ky testim të bëhet ku të vendos KQZ-ja. Ndërsa PD ju qëndron varianteve për qarkun e Korçës dhe Fierit.



Ndërkohë që bëhet me dije se në mbledhjen e sotme palët kanë rënë dakord që SMARTMATIC të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin për 25 prillin.


Ndërsa në lidhje me votën e emigrantëve nuk ka një vendim përfundimtar nga palët.


Etiketa: , ,

Pas