Kryesore

Modeli i listave të hapura/ Ja si do të ishin fletët e votimit sipas propozimit të Ramës dhe Opozitës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:38 - 25/07/20 |
mapo.al

Votimi përllogaritja e mandateve


Nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare na ndajnë diçka më shumë se 8 muaj. Në kodin e ri zgjedhor parashikohet se ato zhvillohen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Vetë Presidenti Meta ka deklaruar se do dekretojë datën më të parë, sapo të miratohet kodi i ri zgjedhor.


Kohë nuk ka mbetur, madje limitet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR janë tejkaluar me katër muaj. Ky organizëm është shprehur se s’mund të bëhen ndryshime kushtetuese 1 vit para zgjedhjeve.


Në kushtet e krijuara opozita bëri një propozim konkret. “Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 për qind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore”, u shpreh kreu i opozitës Basha.


Sistemi nga i mbyllur në i hapur, siç është aktualisht mund të kalojë fare kollaj së bashku me koalicionet, dhe fleta e votimit të mbetet në përmasat. Për shembull, në njërin krah janë partitë dhe në tjetrin, numrat që i korrespondojnë një emri kandidati. Ato variojnë sipas numrit të deputetëve që nxjerr çdo qark. Në momentin që votuesi zgjedh subjektin në anën e majtë të fletës së votimit, në krahun e djathtë zgjedh një numër.

Për shembull, në Tiranë janë 34 mandate deputetësh, dhe numrat janë të njëjtë për të gjithë, por emrat që ato përfaqësojnë ndryshojnë në varësi të subjektit. Pra, fjala vjen, në rast se zgjedh PD dhe numrin 7 kandidati i saj është Lulzim Basha i opozitës së Bashkuar.

Modeli i PD 100% lista të hapura, me koalicone, jep mundësinë e paraqitjes së kandidaturave të veta çdo partie dhe nuk kufizon kandidaturat

Ndërsa në rast se zgjedh si subjekt PS po me numrin 7 atëherë ai është kandidati Edi Rama.

Në rastet e koalicioneve ato mund të grupohen të veçuara dhe njëra pas tjetrës, por kjo nuk e ndryshon formulën. Votuesi zgjedh LSI e cila ka paraqitur emrat e saj, 34, por këtë herë numri 7 i korrespondon Monika Kryemadhit, ndërsa në rast se zgjedh PDIU pavarësisht se është brenda koalicionit ky numër mund t’i korrespondojë Shpëtim Idrizit. Kjo është mënyra më e thjeshtë, dhe në përllogaritjen e mandateve pasi numërimi bëhet më shpejt.

Propozimet e Ramës
Po në shtigje të pashkelura dhe plot risqe për dështimin e zgjedhjeve e fusin procesin paketa e propozimeve të PS-së. Me heqjen e koalicioneve dhe futjen në një listë të përbashkët të partive opozitare, Rama synon më së pari përçarjen e elektoratit të opozitës por dhe futjen e sherrnajës mes deputetëve. Kësaj ka si synim t’i shtojë dhe një 33% proporcional të pastër me qëllim që të respektohet barazia gjinore.

Por çfarë ndodh. Le të marrim si shembull Tiranën. Në fletën e votimit, në njërën anë majtas p.sh., do jenë subjektet pjesëmarrëse në garë, në rastin e opozitës PD-LSI-PDIU-PAA-PR dhe i gjithë grupimi opozitar. Subjekt tjetër është PS, ose dhe të gjitha të tjerat që do hyjnë bashkë apo të vetme në garë.

Modeli i PS kufizon në 23 kandidaturat në Tiranë (akoma më shumë thellohet në qarqe) nuk i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe detyron partitë të dalin së bashku në një listë

Tirana ka 34 deputetë dhe numrat vlejnë për të gjitha subjektet zgjedhore. Çdo numër i korrespondon një emri të caktuar, dhe në momentin që votuesi zgjedh subjektin, atëherë ka të drejtën e zgjedhjes së dy apo tre emrave në listë. Pra, në rast se zgjedh opozitën e Bashkuar zgjedhësi ka të drejtën e zgjedhjes së tre kandidatëve, në rast se zgjedh fjala vjen PS ato tre numra i korrespondojnë tre kandidatëve të PS.

Por sipas propozimit të Ramës, në listë nuk do jenë 34 emra (numra) por vetëm 23 pasi, 33% apo 11 prej tyre do kalojnë në sistem proporcional të listave të mbyllura për t’u përdorur për barazinë gjinore, sipas midesë së kryetarëve. Pra, të gjitha partive të opozitës i mbeten vetëm 23 emra për të paraqitur në listë në Tiranë. Më pas sipas qarqeve dhe numrit të mandateve ky numër zvogëlohet.

Me sistemin me lista të mbyllura, çdo parti mund të nxirrte një numër të pacaktuar kandidatësh, dhe kur ishte në koalicion, ndërsa në këtë rast jo vetëm që duhet të bëhet ndarja, por duhet të dalin dhe në një listë të përbashkët. Kjo mund të sillte pakënaqësi në elektorat, për 3 arsye.

E para, se fanatikët e PD s’do pranonin, lista të përbashkëta me partitë aleate (dhe kjo do kërkonte një punë të madhe bindëse) e dyta mund të krijonte një atmosferë të nderë, të atyre të cilët megjithëse kanë kaluar proceset e votimit në bazë do detyroheshin të mbeteshin jashtë për shkak të numrit të kufizuar, dhe e treta mund të krijonte mosmarrëveshje mes kandidatëve në lista.

Sepse, çdo kandidat do synonte të grumbullonte sa më shumë vota në të njëjtin qark, duke i hyrë në hise kandidatit tjetër nga i njëjti koalicion. Goditja vjen në një moment kur PD ka ndërmarrë një proces të përzgjedhjes së emrave nga baza.

LEXO EDHE: 

Rama, një hap larg prishjes së zgjedhjeve


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas