Aktualitet

Modeli japonez i pak testimeve dështoi, vendi drejt gjendjes së emergjencës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:44 - 06/04/20 |
mapo.al

Modeli i zgjedhur nga Japonia për përballimin e koronavirusit lavdërohej deri pak javë më parë, si një prej rrugëve më të suksesshme për të frenuar pandeminë. Shifrat i justifikonin këto lëvdata.


Deri më 17 mars, Japonia numëronte pak më shumë se 1500 persona të infektuar, ku gjysma e tyre ndodhej në anijen “Diamond Cruise”, të bllokuar në portin e Yokohamas.


Në atë kohë u tha se çelësi i suksesit qëndronte tek testimi. Në vend të testimit masiv të popullsisë, siç bëri Italia dhe Korea e Jugut në zonat e prekura, Japonia vendosi që të përqëndrohej më fort tek gjurmimi i kontakteve të rasteve që konfirmoheshin dhe më pas izolimi i tyre për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.


Ky ishte vendimi i një komisioni ekspertësh të ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë në Japoni, që sipas sistemit politik vendas merr fuqi të plota, duke mënjanuar kështu edhe pushtetin e Kryeministrit Shinzo Abe.


Abe është shfaqur hera-herës partizan i testimeve masive, por kërkesat e tij janë penguar nga Ministria e Shëndetësisë. Por, tani duket se modeli japonez dështoi. Në vend është raportuar një rritje e frikshme e rasteve të reja me koronavirus, aq sa vendi pritet që të shpallë gjendjen e emergjencës ditën e martë.

Agjencia e japoneze e lajmeve “Jiji Press” thotë se Shinzo Abe do të mbledhë pasditen e së hënës kabinetin qeveritar për të shpallur gjendjen e emergjencës. Masa pritet që të përfshijë edhe Tokion dhe Osakan, dy prej rajoneve më të mëdha të vendit.

Gjendja e emergjencës do të shpallet mbi bazën e një kuadri të ri ligjor, që u miratua së fundmi nga parlamenti vendas, e sipas të cilit kryeministri Shinzo Abe do më shumë pushtet, duke kontrolluar edhe komisionin e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.


Etiketa: ,

Pas