ShowBizz

Modelja i del në krah të shoqit: Nuk është qiramarrës mashtrues!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 26/03/19 |
mapo.al

Emily Ratajkowski i ka hedhur poshtë akuzat që po vërshojnë ndaj bashkëshortit të saj Sebastian Bear-McClard, se është një qiramarrës mashtrues dhe një makth për fqinjtë. Ajo ka zgjedhur të reagojë në rrjetin social “Twitter”.





“Bashkëshorti im është 38 vjeç, jo 31 vjeç. Ai është një producent i pavarur filmash, kështu që njerëzit që mendojnë se ai është i pasur nuk bazohen në fakte”, ka shkruar modelja. Ajo ka vijuar më tej duke treguar se Sebastiani është rritur në vendin ku jeton sot nga një familje artistësh, që gjithnjë ka qenë e vlerësuar nga komuniteti.


“Ai u rrit në lagjen ku jeton tani, të dy prindërit e tij janë artistë që çmohen në vendin e tyre, në qendër të Nju Jorkut. Unë u zhvendosa në shtëpinë e tij një vit më parë. Ndihem krenare për të që po lufton përkundrejt një konglomerati të pasurive të paluajtshme që bleu ndërtesën në të cilën ai jeton për 40 milionë euro dhe që ka vazhduar të keqinformojë mbi qiramarrësit e saj për të përfituar. NYC ka ndryshuar kaq shumë dhe është e turpshme që njerëzit që punojnë në fusha kreative janë duke u larguar nga qyteti”, ka përfunduar Emily Ratajkowski.




1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas