Aktualitet

Modelja shqiptare thumbon Alesia Bamin: Është kota biskota














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 10/01/21 |
mapo.al

Siç e do zakoni, edhe mbërmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan” u konsumuan mjaft të pathëna. Me shumë të ftuar ku një ndër ta ishe edhe modelja Kleoniki Delijorgji dhe në sfidën “Ndaje ose haje” u përball me një pyetje shumë të vështirë.






Ajo u pyet se cila nga modelet shqiptare është më e mira sipas saj dhe cila është e famshme, por është kota biskota.


Niki tha se sipas saj modelja më e mirë shqiptare është Emina Çunmulaj. Ndërsa për modelen “kota biskota” u mendua pak, por nuk ngurroi të thoshte publikisht një emër. Ajo zgjodhi Alesia Bamin dhe më pas i kërkoi falje.







Vajzat që kam punuar unë më parë dhe tani kanë dalë në televizion… Mund të them Alesia Bamin. Është modele? Më vjen keq e dashur”, u përgjigj Kleoniki.



 



View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndërkohë disa muaj më parë, Alesia u përfshi në një debat me Xhensila Peren, pasi kjo e fundit e cilësoi si moderatoren më të keqe në ekranin shqiptar.

“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër më i aftë. Më duket sikur është në një kafe”, u shpreh Xhensila gjatë një emisioni.

Nga ana tjetër vetë Alesia është shprehur në një emision se pavarësisht kritikave nuk ndjen fare konkurrrencë.

“Kam më shumë miq se sa mikesha, kam edhe shoqe por jashtë televizionit. Nuk e di se çfarë kanë me mua. Nuk e di seç kanë diçka që duan të sulmojnë”– është shprehur moderatorja.

 

 

1


Etiketa: ,

Pas