Kim Kardashian ka ngritur të mërkurën një padi kundër kompanisë “Misguided USA”, duke e akuzuar për vjedhje dizajnesh. Ylli 38-vjeçar kërkon konkretisht 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania për rastin e fustanit që u prezantua përmes modeles shqiptare Arbenita Ismajli, tre orë pasi e veshi ajo vet.
“TMZ” shkruan se dokumentet e paraqitura nga Kim u referohen jo vetëm këtij rasti, por edhe shumë të tjerave ku “Misguided USA” ka publikuar versionet e veta të veshjeve që Kim ka veshur më parë. Kardashian ka përfshirë në padi fotot e postimeve të saj në media sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë midis tyre.
Lidhur me çështjen e vjedhjes së dizanjeve, ajo reagoi publikisht të martën përmes një postimi në “Instagram” dhe “Twitter”. Pasi “Fashion Nova” reklamoi një kopje të fustanit të firmës Thierry Mugler që e veshi të dielën, ajo shkroi: “Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale.”