Aktualitet

Xhesika Berberi: Do ndërtoj shtëpi për të prekurit nga tërmeti





               Publikuar në : 17:43 - 04/12/19 |
mapo.al

Xhesika Berberi, modelja shqiptare e cila prej kohësh jeton në Amerikë, është kthyer në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë disa prej të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.


E ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’, nga Valbona Mhilli, ajo foli për këtë çështje, si dhe prezantoi ekipin me të cilët po bashkëpunon në nismën sensibilizuese për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.



“Këtu kemi ardhur me një mision, do të ndërtojmë shtëpi!” është shprehur Xhesika.


“Unë kam një skuadër shumë të mirë, që falë tyre idetë janë shumë të qarta dhe e dimë shumë mirë se ku do shkojmë, me shpresën tonë dhe me ndihmën e njerëzve e të zotit kjo nismë do vazhdojë!”– vijon ajo.


Etiketa: , , ,

Pas