Florian Agalliu nuk do të jetë më moderatori i emisionit “Në Shtëpinë Tonë”. Sipas “Revista Who”, Floriani ka ndërprerë kontratën dhe prej muajit janar nuk do të shihet më në ekranin e Top Channel.
Motivet e largimit të tij nuk dihen ende, megjithatë duket se bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, e cila është prej dy sezonesh autorja e programit.
Risjellim në vëmendje se Florian Agalliu është angazhuar momentalisht si konkurrent në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, në televizionin Klan.