I ftuar në ‘Thumb’, Drini Zeqo ka folur për jetën e tij private. Ai ka deklaruar se nuk është në ndonjë lidhje apo periudhë flirtimi, por e vetmja gjë që mund të zbulonte është se po shijon një eksperiencë të re. Megjithatë, edhe pse pas këtij informacioni duket se Zeqo nuk ka ende diçka serioze, ai ka bërë një tjetër deklaratë. “Ka ardhur momenti të bëhem baba. Është moment që vjen me jetën, me moshën…”, ka thënë Drini, duke na lënë të kuptojmë se për një kohë të shkurtër do të dëgjojmë edhe më shumë prej tij.
Moderatori njihet për kujdesin ndaj formave fizike dhe paraqitjes në tërësi, çka e përfshin në listën e meshkujve më të kuruar të ekranit. Edhe këtë anë të Drinit, nuk e paskemi njohur!