ShowBizz

Moderatorja e lë pas aksidentin, duke bërë plazh me të dashurin






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 24/06/19 |
mapo.al

Moderatorja e emisionit “Ditë e Re”, Dajana Shabani  ka vendosur ta lërë pas aksidentin që pësoi me makinë, duke kaluar një ditë në plazh me të dashurin e saj.


Kamer Maloku ka publikuar të dielën video në “Insta Story” ku duket përkrah moderatores dhe kjo e fundit nuk ka ngurruar t’i ripostojë. “Kjo qika jem”-ka shkruar boksieri profesionist nga Kosova, i cili ka tërhequr mjaft vëmendje mediatike, duke qenë se lidhja me moderatoren u bë publike pak pasi u komunikua divorci i saj nga bashkëshorti.


Kujtojmë se Dajana Shabani pësoi një aksident automobilistik ditën e shtunë në autostradën Tiranë-Durrës. Ajo ishte në makinë së bashku me vajzën e saj 3-vjeçare, kur i preu rrugën një automjet që drejtohej nga një 22-vjeçar. Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.



<
>
65271633_436356097222094_2554379645508124672_n 65212574_384180722211577_7273011388987998208_n 64874155_2420487378185502_3656512251306704896_n_copy




Etiketa: ,

Pas