Moderatorja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka dhënë një lajm mjaft të mirë për fansat.
Filmi ku ajo është protagoniste “Derë e hapur”, me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”.
’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars!
“E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida në postimin e saj.
Ajo ka zgjedhur disa foto nga filmi për të ndarê me të gjithë lajmin e bukur.
Kjo është një arritje mjaft e madhe për kinematografinë shqiptare dhe Jonida me siguri ndihet mjaft e lumtur për këtë.