Këngëtari G Bani ka rrëfyer se kënga e njohur “Të Dua”, të cilën e këndoi në bashkëpunim me Crazy Girl, ka ardhur si produkt i frymëzimit të marrë nga Rudina Xhunga. Pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika, G Bani ka treguar për “Kafein” se gjithçka ka nisur në ambientet e Top Channel.
“Ndërsa bënim prova për Top Fest 1 në Top Albania Radio, dëgjoj një dialog të Rudina Xhungës me dikë tjetër që po i tregonte detaje nga libri i saj. Më bëri shumë përshtypje lehtësia e bisedës së dy personazheve në libër dhe do doja ta përshtasja me vajzën që do ja dedikoja këngën”, u shpreh G-Bani, i cili tashmë e ka zhvendosur jetën e tij në Londër.
G-Bani konkurroi në tetor të 2006-ës me këngën “Të Dua” në festivalin Mikrofoni i Artë, ku u vlerësua me çmimin e publikut.