Moderatorja Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e bënë lidhjen e tyre publike pak muaj më parë. Ata nuk ngurrojnë të tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Rudina publikoi një video ku i kishte vendosur partnerit të saj syze me xhamat në formë zemre dhe brenda zemrave ishte imazhi i saj.
Gjatë kësaj kohe ajo e pyet Frrokun nëse i pëlqejnë syzet dhe ai i përgjigjet që po. Pas kësaj pyetje, ajo i drejtohet sërish duke e pyetur, nëse ai e do.
Dhe Marku i përgjigjet: “Shumë”.
Moderatorja ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë edhe me fëmijët e ish-deputetit.
Ajo shpesh publikon video dhe foto me vajzat e tij.