Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini shprehet optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.
“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën”, tha Përfaqësuesja i Lartë i BE Federica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.